Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE/ Mbahet Samiti i Brdos në Slloveni! I pranishëm edhe Rama

06/10/2021 09:00

Dita e dytë e Samitit të Brdos në Slloveni ka nisur ditën e sotme me liderët e BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimorë, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.

Në këtë samit 27 shtetet anëtare të BE përfshirë dhe skeptikët si Franca e Holanda, pritet të japin një mesazh të qartë pro nisjes zyrtare të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në ditën e parë të Samitit, krerët e lartë të BE-së dhanë mesazhe të forta duke rikonfirmuar unitetin e Unionit.

“Ne duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin para se të forcojmë unitetin tonë, pasi qasja jonë e përbashkët është ADN-ja e Bashkimit Europian”,  deklaroi dje për gazetarët presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

E pranishme në Samit, ditën e djeshme, ishte edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Samiti i Brdos sot do të ketë në fokus të ardhmen e rajonit, por pritet të diskutohen edhe një sërë temash me interes ndërkombëtar si: marrëdhënia me Kinën, situata e pasigurt në Afganistan, marrëdhëniet e trazuara me SHBA-në për shkak të mosmarrëveshjeve me Francën për aleancën AUKUS në Paqësorin Jugor dhe rritja e çmimeve të gazit.

FOTO GALERI
15/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA