Ylli i Tottenham ‘kapet’ në takim me të bijën e trajnerit të Man City, Pep Guardiola në Londër (fotot)

05/10/2021 15:18

Zhurmat për lidhjen e mundshme të sulmuesit të Tottenham-it të Londrës, Dele Alli me bijen trajnerit e Manchester City, Pep Guardiola vijojnë të forcohen teksa dyshja u panë përsëri në një drekë të shpejtë romantike në zonën luksoze Mayfair në Londër.

Sulmuesi 25 vjeçar i Spurs, më herët ishte parë të puthte 20-vjecaren Maria, në një bar në Londër, dhe miqësia e tyre duket se nuk është zbehur edhe pas disa muajsh.

Bija e trajnerit të Manchester City ecte përpara teksa Dele e ndiqte me kafet në dorë teksa dilnin nga një dyqan Starbucks pasi kishin qenë bashkë më herët në restorantin aty pranë Novikov Restaurant.

Zona luksoze e qendrës së Londrës është e njohur për fytyrat e famshme e gjithashtu për futbollistët e Premier League që e frekuentojnë, siç besohet se klientë të rregullt aty janë dhe Justin Bieber, Anthony Joshua, Drake e Novak Djokovic.

Ndërkohë karriera e Dele është e paqartë me skuadrën e tij me disa muaj pa shënuar.

Por ai duket se nuk e vriste shumë mendjen teksa hyri me Marian në një makinë që i priste dhe u larguan.

Lidhja e re vjen pas zhgënjimit të Dele me ndarjen nga e dashura modele e pesë viteve Ruby Mae, në shkurt.

Kampionët e Man City tentuan fort në verë të merrnin në skuadër shokun e ngushtë të Dele, Harry Kane por marrëveshja nuk u arrit.

Një dëshmitar thoshte më herët për The Sun: “Dele e Maria nuk dukej se e vrisnin mendjen për asgjë. Ata putheshin para DJ me qindra njerëz që kishte në bar.”

FOTO GALERI
10/10
Dele me Ruby Mae, u ndane në shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA