Fitore mes drithërimash në ‘Bernabéu”, Real Madrid mposht Villarrealin me 10 lojtarë
Hedhja e aeroplanëve prej letre dhe objekteve të tjera në fushë shkaktoi ndërprerje të përsëritura të takimit, në shenjë proteste kundër presidentit të klubit.
Ndeshja mes Rayo Vallecanos dhe Athletic Bilbaos, e vlefshme për javën e tetë të La Ligës, u ndërpre disa herë për shkak të protestave të tifozëve vendas kundër presidentit Raúl Martín Presa. Incidenti i parë ndodhi në minutën e 13-të, kur rezultati ishte 0-0. Tifozët hodhën aeroplanë letre dhe sende të tjera në fushë, duke detyruar lojtarët të tërhiqeshin drejt vijës anësore. Pavarësisht paralajmërimit të spikerit, situata u përsërit edhe pas rifillimit të lojës.
Futbollistët Óscar Valentín dhe Isi Palazón biseduan me përfaqësues të grupimit të tifozëve “Bukaneros”, ndërsa arbitri u konsultua me policinë dhe drejtuesit e të dyja skuadrave. Pas një tjetër ndërprerjeje, lojtarët u larguan sërish nga fusha.
Protestat lidhen me pakënaqësinë e tifozëve ndaj Presës, i cili drejton klubin që prej vitit 2011. Konflikti është thelluar edhe për shkak të problemeve me stadiumin në Vallecas, që e detyruan skuadrën të zhvillonte ndeshje në Leganés, ndërsa shumë mbështetës bojkotuan takimet. Gjatë ditëve të fundit, tifozët kishin shfaqur mesazhe kundër presidentit, përfshirë parullën: “Presa, largohu tani”. Pavarësisht thirrjeve për qetësi nga autoritetet rajonale, rikthimi i Rayo Vallecanos në stadiumin e tij u shoqërua me tensione të forta.
Top Channel