Paloma, gazetarja e “Fiks Fare” në Top Channel është banorja e katërt që bëhet pjesë e Big Brother VIP.

Ajo është cilësuar si më kapricozja për shkak të luhatjeve që ka pasur për t’u bërë pjesë e reality show.  Një ndër kërkesave të saj është që të stërvisë vithet pasi i ka vënë qëllim vetes që të jetë në super formë verës që vjen

“Jam Rudina ose Paloma, kam një karakter të fortë. I qëndroj besnike qëllimit tim. Sfida ime më e madhe është të qëndroj larg vajzës, jemi mësuar të rrimë bashkë dhe kjo është… Big Brother, të lutem, jam e apasionuar pas palestrës dhe rolin e personal trainer e dua ta kem aty, tre herë në javë, të stërvis vithet se i kam vënë detyrë vetes të jem super në formë verës që vjen”, tha Paloma.

FOTO GALERI
2/24

Top Channel