Gazetari i sportit Kostandin Grillo humb betejën e gjatë me Covid 19, ndërron jetë në Turqi

05/10/2021 09:00

Gazetari i sportit, Kostandin Grillo ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me Covid 19.

59-vjeçari po kurohej në Turqi por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua më tej.
Pas një beteje të gjatë me koronavirusin, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare gazetari dhe komentatori sportiv Kostandin Grillo.

Të njohur dhe kolegë të gazetarit Kosta Grillo bërë edhe thirrje për ndihmë financiare në mënyrë që familja Grillo të përballonte shpenzimet në Turqi, pasi trajtimi që po merrte ishte mjaft i kushtueshëm. Por, pavarësisht aplikimit, Grillo nuk ia doli t’i bënte ballë koronavirusit.

Miqtë e komentatorit sportiv ndanë lajmin e trishtë në rrjetet sociale.

Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta e kanë dhënë miqtë e tij përmes rrjeteve sociale. Ervin Baku shkruan “Vëllai ynë nuk ja doli dot. Të ndrittë shpriti Kosta Grillo”, shkruan Ervin Baku.
“Lamtumire i miri Kosta Grillo ….lamtumire mbreti…lamtumire miku i futbollistave trajnereve ish futbollistave dhe i gazetareve. Pushofte ne paqe shpirti juaj”, shprehet ish-futbollisti Përparim Daiu.

Në një postim në “Facebook”, dhe kryeministtri Edi Rama shprehu hidhërimin për humbjen e shokut të fëmijërisë dhe një prej zërave më të dashur të sfidave të futbollit ndër vite.

 

Kosta Grillo lindi në vitin 1962 në qytetin e Elbasanit për të filluar punën si gazetar sportiv në vitin 1986 në radio televizionin publik, ku komentoi për shumë vite ndeshje futbolli dhe jo vetëm.

 

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA