Kukësi dhe Teuta u bënë protagoniste të një ndeshjeje spektakolare në këtë javë të 4-t të Abissnet Superiore.

Në “Elbasan Arena”, skuadra kampione e vendit triumfoi me rezultatin 3-2 ku u panë të gjithë ingredientët e lojës së futbollit dhe ku të dyja skuadrat mbetën me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Taipit dhe dajës në çastet e fundit të sfidës. të gjithë golat u shënuan që në pjesën e parë të kësaj përballjeje. Fillimi ishte më i mirë për Kukësin, por ishte Teuta ajo që gjeti avantazhin me Albano Aleksin. Skuadra verilindore reagoi menjëherë dhe pas 6 minutash barazoi rezultatin në 1-1 me brazilianinVitor Feijao që përfitoi nga një gabim i Qirkos.

Pak caste më vonë, arbitri me ndihmën e sistemit VAR akordoi një 11 metërsh në favor të Kukësit që u shndërrua në gol nga Taipi. Teuta nuk u pajtua me këtë rezultat dhe barazoi në 2-2 me Sebino Plakun. pak minuta para fundit të pjesës së parë, skuadra e Edi martinin përmbysi rezultatin teksa shënoi edhe golin që i dha avantazhin 3-2 me Koubemba. në fillimin e pjesës së dytë Kukësi gjeti sërish rrugën e rrjetës me Feijao por u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje të Edi Basës. Pas këtij momenti gjërat nuk ndryshuan me edhe pse Kukësi i bëri përpjekjet e tij për të evituar këtë humbje që e zbret në vendin e tretë me 7 pikë, ndërsa Teuta ngjitet në vendin e dytë me 8 pikë.

Pas barazimit me Kastriotin fundjavën e kaluar, Tirana rigjen fitoren në Superligë. Në Selman Stërmasi skuadra bardheblu mund Laçin me rezultatin 2-0. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë të sfidës me Tiranën që u favorizua nga dy autogola të laçjanëve me autorë Roganoviv dhe Ignatovic për të marrë këtë sukses që i ngjit bardheblutë në krye të renditjes në kuotën e 8 pikëve, po aq sa edhe Teuta ndërsa Laçi mbetet në vendin e parafundit me 2 pikë

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA