Koreja e Veriut do të hapë kanalet e komunikimit me Korenë e Jugut. Ishte vetë lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i cili njoftoi se rivendosja e linjave të komunikimit me Korenë e Jugut do të bëhej në fillim të tetorit.

”Vendimi i Kim erdhi pas një fjalimi në seancën e dytë të Asamblesë Supreme Popullore të Koresë së Veriut të mbajtur sot”, raportoi media shtetërore e Koresë së Veriut KCNA.

Kim donte që linjat të restauroheshin si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar marrëdhëniet dhe për të ndërtuar paqen në Gadishullin Korean. Kim gjithashtu e përdori fjalimin për të kritikuar atë që ai e quajti ”përkushtim servil të Koresë së Jugut ndaj SHBA-së” dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm të ngushtë ushtarak të këtyre dy vendeve.

Ai akuzoi autoritetet e Koresë së Jugut për një qëndrim “konfrontues” ndaj Koresë së Veriut dhe tha se “SHBA mbeten plotësisht të pandryshuara në bërjen e kërcënimeve ushtarake dhe ndjekjen e një politike armiqësore ndaj saj”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA