“Jam i pari që marr kallashin”/ I dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, ja e shkuara kriminale e të dënuarit me “arrest shtëpie” që mori pjesë në takimin e Berishës

30/09/2021 08:38

“Jam i pari që marr kallashin”, ishte komenti i një prej mbështetësve demokratë në takimin e Sali Berishës në Durrës. Bëhet fjalë për Ilir Amedanin, i cili zbukoi se kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” vetëm për të qenë pranë ish kryeministrit.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e dënoi me 7 muaj e 10 ditë burg më 30.06.2011 për veprën penale të vjedhjes. Ndërsa më 19.02.2019 u dha vendimi nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “kundërshtim të punonjësve të policisë”.

Ndërsa më 21.06.2019, Gjykata e Apelit Tiranë ka zëvendësuar masën e sigurisë “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për veprën penale “kundërshtim të punonjësve të policisë”.

Që prej asaj dite rezulton ende në “arrest shtëpie”, masë që e theu për të marrë pjesë në takimin e Berishës. Në sistemin TIMS, në rubrikën “fletë arresti” shpallet me kartelë blu pasi Prokuroria Durrës me shkrese nr.prot.2241 dt.09.02.11 ka lëshuar udhrin e ndalimit të dt.08.02.2011, pasi dyshohet si autori i vjedhjes së dyqanit të Agron Dajkos në Durrës.

Ditën e djeshme, në takimin me Berishën, e mbështeti ish kryeministrin duke i thënë “jepi gaz se të parin që merr kallashin ke Ilir Amedanin.”

Vetë qytetari në fjalë deklaroi faktin që është me masë sigurie, por kishte shkuar për të marrë pjesë në takimin e Sali Berishës, i cili e duartrokiti fjalën e tij.

“Kemi arrit në atë pikë ku nuk mban më. Me bindjen më të plotë 90% përvec disa këllirave, ke bërthamën dhe zemrën e demokratëve durrsakë. Jam Ilir Amedani që në ’91 për demokraci kam bërë 6 muaj burg në Skrapar në rrethimin e Kavajës. Jam Ilir Amedani që në ’98 kam bërë burg në incidentin e Azem Hajdarit dhe ironia e fatit më ka nxjerrë nga burgu pas 2 javësh çuni i Prokop Murrës, Arben Murra. 

Jam Ilir Amedani i 16 Shkurtit dhe kam ardhur këtu vetëm për Sali Berishën se rezultoj akoma në arrest shtëpie, rast unik në Shqipëri dhe avokatët e partisë mëmë na kanë abandonuar komplet.

 Prandaj me dy fjalë, Sali Berisha jepi gaz se të parin që merr kallashin ke Ilir Amedanin”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA