Shqipëria do të ekstradojë kriminelët nga Spanja.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dhënë lajmin ditën e sotme, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Sipas tij, ky është një mesazh i qartë për botën e krimit.
“Sot në Këshillin e Ministrave i hapëm rrugë një marrëveshje të re mes mbretërisë së Spanjës dhe Shqipërisë në fushën e ekstradimeve. kjo marrëveshje është shenjë e besimit të fortë të autoritete gjyqësore mes dy vendeve tona. Republika e Shqipërisë ka bashkëpunim në fushën penale edhe sot dhe kjo bazohet në Konventën Evropiane të Ekstradimeve të vitit 1957. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje të re ne eliminojmë një pengesë ligjore mes vendeve tona që ka të bëjë me rezervën ligjore që Shqipëria e ka ratifikuar Konventën Evropiane të Ekstradimeve për mos lejimin e shtetasve shqiptarë drejt Spanjës dhe anasjelltas. Kjo është eliminuar dhe do të lejohet ekstradimi reciprok me Spanjën”, tha Manja.
“Kjo ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin me autoriteteve ligjore, të përmirësojë institucionet e ekstradimit dhe pse jo është një instrument shtesë në marrëdhëniet juridiksionale dhe <iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/yDvnLz-PdF8″ title=”YouTube video player” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>se çdo shtetas shqiptar nuk mund të gjejë vend në Spanjë dhe çdo shtetas spanjoll nuk mund të gjejë vend në Shqipëri përveç se t’i nënshtrohet drejtësisë së secilit vend. Është një mesazh i qartë.”
“Nuk ka një shifër të qartë të përfshirë në këtë proces. Marrëveshja e ekstradimit përfshin të gjithë zinxhirin e ekstradimit, ka një shifër për personat e dënuar gjë të cilën mund t’ua vë në dispozicion në Ministrinë e Drejtësisë”, theksoi Manja.
Top Channel