Gjykata e Lartë vendos sot në orën 13:00 për fatin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Jaeld Çela.

Avokati Maks Haxhia kërkoi rigjykim në Apel për shkak të shkeljes së procedurës, sepse sipas tij ka papajtueshmëri trupa gjyqësore, pasi gjyqtarja e apelit Albana Boksi ka gjykuar çështjen e Taulant Haxhirajt, që është dosje e bashkëlidhur.

Dy prokurorët e SPAK kërkojnë kthim për rigjykim në Shkallën e Parë dhe provat të shqyrtohen edhe një herë nga GJKKO. Nga ana tjetër Tahiri dhe Çela nuk duan rigjykim, por kthim të çështjes në Shkallën e Dytë.

Gjykata e Lartë tashmë ka dy opsione, ose të prishë vendimin e Apelit të GJKKO dhe gjykimi të bëhet me një tjetër trup gjykues, ose të lërë në fuqi vendimin dhe çështja e Tahirit të shkojë prapë në Shkallën e Parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA