Granit Xhaka do të mungojë në ndeshjet e radhës për Arsenalin, për shkak të dëmtimit fizik.
Pas ekzaminimeve më të detajuara është konfirmuar lëndimi i rëndë i mesfushorit shqiptar gjatë një përplasjeje në derbin e Londrës Veriore përballë Tottenmhamit. 29-vjeçari, sipas mjekëve të “Topçinjve”, ka pësuar këputje të ligamentit të brendshëm në gjurin e tij të djathtë. Për rrjedhojë parashikohet një ndalesë prej rreth 6-8 javësh.
Kjo do të thotë se Xhaka do të mund të kthehet në fillim të muajit dhjetor, duke humbur shumë ndeshje në Premier League, në Champions apo në eliminatoret e Botërorit të muajve tetor dhe nëntor me Zvicrën.
Një ditë më parë, futbollisti festoi ditëlindjen, mes urimeve të miqve e kolegëve që të shërohet e të rikthehet në fushën e blertë.
Top Channel