Nasri njofton tërheqjen: Pezullimi ndryshoi raportin tim me futbollin

26/09/2021 16:33

Samir Nasri tërhiqet zyrtarisht nga futbolli i luajtur. Mesfushori 34-vjeçar francez kishte mbetur pa ekip, pas një eksperience te Anderlecht gjatë vitit të kaluar dhe vendosi të “varë këpucët në gozhdë”, teksa lajmin e dha vetë në një intervistë për mediat e vendit të tij.

Samir Nasri u pezullua me 18 muaj në vitin 2018, pasi rezultoi pozitiv në testet anti-doping, ndërkohë që luante për klubin turk të Antalyasporit. Më pas provoi të ringrejë karrierën e tij me klube si West Ham dhe Anderlecht, por nuk ia doli të rikthehet në nivele të larta.

Fantazisti i rritur te Marseille, spikati te Arsenali në sezonet 2008-2011 dhe më pas u transferua te Manchester City, ku shkëlqeu deri më 2016-ën, vit në të cilin nisi edhe tatëpjeta e karrierës së tij. Samir Nasri numëron edhe 41 ndeshje me fanellën e kombëtares franceze, ku ka shënuar edhe 5 gola.

Top Channel