Brdaric: Goli në të 88-tën dhemb, ndeshja e barabartë

26/09/2021 22:35

Keqardhje për dy pikë të lëna, por edhe i kënaqur në njëfarë mënyrë që Vllaznia u shfaq në një nivel të lartë përballë një ekipi të fortë, si Partizanit.

“Të dhemb kur pëson në minutën e 88-të. Duhet të jemi më të zgjuar në disa fraksione të lojës, është e papranueshme që lamë hapësira dhe nuk luajtëm në mënyrë të zgjuar. Partizani është skuadër e mirë, dhe kur luan kundër tyre duhet të japësh maksimumin. Partizani është një skuadër që nuk të lë shumë mundësi. Ndoshta duhet të ishim më të saktë në kundërsulmet tona, në mënyrën sesi i nisnim”.

Zëvendësimet: Kur futen lojtarët e freskët, duhet të bëjnë një paraqitje më të mirë. Duhet të bënim më shumë presing dhe të mos mbylleshim mbrapa siç bëmë.

Barazimi, i drejtë: Në përgjithësi, mendoj se ishte ndeshje e barabartë, jam i qetë. Kishte dhe gjëra që nuk shkuan siç duhet, por gjërat kështu shkuan dhe duhet t’i pranojmë.

Top Channel