Tullën e parë e vendosi vetë Dua Lipa/ Përfundon ndërtimi i kopshtit “Sunny Hill”, i ndërtuar nga fondacioni i këngëtares (Video)

24/09/2021 11:11

Kopshti “Sunny Hill” në njësinë nr 5 në kryeqytet është pothuajse gati që të presë 300 fëmijë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa erdhi në Tiranë gjatë muajit korrik dhe njoftoi se do të financojë ndërtimin e kopshtit “Sunny Hill”, në kuadër të nismës së bashkisë, “Adopto një Kopësht”. Ajo zgjodhi kopshtin numër 42, i cili ndodhet në zonën e njohur si ish-Blloku, për të lënë një gjurmë në rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, të cilit nuk i shpëtoi as kjo godinë.

Kryebashkiaku Veliaj postoi këtë mëngjes në rrjetin social “Facebook” video nga ambientet e brendshme të kopshtit, që është drejt përfundimit.

FOTO GALERI
4/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA