RTV Dukagjini raportoi se gjatë natës serbët kanë hedhur zhavorr në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak.

E njëjta media thotë se protestuesit serbë kanë shtuar gjithashtu dhe numrin e numrin e mjeteve të rënda në rrugë, çka tregon se janë të vendosur ta vazhdojnë protestën e tyre ndaj vendimit të Prishtinës zyrtare për reciprocitet me target në kufi.

Mësohet sakaq se xhandarmëria serbe në afërsi të Jarinjes, është vendosur në disa pika të larta nga ku po vrojton njësitë e policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës nga ana tjetër, nga brenda territorit të saj po ndjek më vëmendje lëvizjet e forcave serbe. Që prej 20 shtatorit, kur Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, serbët lokalë kanë bllokuar rrugët që çojnë në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, në veri të Kosovës.

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës janë vendosur në këto dy zona, teksa dy shtetet shkëmbyen akuza për vendosjen e kësaj mase. Institucionet ndërkombëtare kanë bërë thirrje për uljen e tensioneve.

Serbët për herë të parë i ngritën barrikadat në shenjë proteste në vitin 2011 për të kundërshtuar shtrirjen e pushtetit të Prishtinës në veri. Që atëherë, ato janë kthyer në simbol të jostabilitetit në veriun e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA