“Këtu është Shqipëria”/ Nuk përmbahet Florian Marku, momenti kur shtyn boksierin ukrainas: Mos më rri si gangster (Pamjet)

23/09/2021 17:22

Boksieri shqiptar Florian Marku nuk ka arritur të përmbajë nervat e tij ndaj kundërshtarit ukrainas. Pas konferencës për shtyp, ku nuk munguan tensionet, të dy dolën para kamerave për tu fotografuar dhe aty nisi përplasja fizike mes tyre.

“Kam pritur për këtë moment për të gjithë jetën time. Harro Ukrainën, harro Italinë. Këtu është Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar”, tha Marku dhe në atë moment shtyu kundërshtarin duke i thënë: “Mos rri si gangster para meje.”

Ndeshja e Markut me boksierin Maxim Prodan do të mbahet këtë të shtunë, në stadiumin “Tottenham Hotspur” të Londrës.

Në kuadër të peshave të lehta, në kategorinë deri në 67 kilogramë, Marku do të përballet me Prodan në një përballje që do të jetë me 10 raunde.

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA