Ashtu si të gjithë punonjësit italianë, të pavarur, të punësuar në struktura shtetërore apo në privat, edhe ligjvënësit në shtetin fqinj do të duhet të paraqesin pasaportën e Covid-it kur të shkojnë në punë.
Rregullat e reja do të zbatohen fillimisht për Dhomën e Deputetëve, që do ta ketë të detyrueshëm Green Pass-in e nga 5 tetori, do të merret vendimi dhe për Senatin.
Certifikata e gjelbër bëhet kështu një detyrim për 23 milione njerez e tashmë është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare. Ndëshkimi për shkelësit nuk është pezullimi, por ata nuk do të marrin dot rrogën.
Green Passi është bere praktikisht i detyrueshëm në shkolla dhe në mjetet e transportit si trena, avionë e anije. Ai mund të merret 14 ditë pas dozës së parë të vaksinës, ose menjëherë pas administrimit të dozës së dytë apo edhe pas një tamponi negative, por në atë rast vlefshmëria zgjat 48 orë, ndërsa për të vaksinuarit është 12 muaj.
Po kaq, zgjat dhe Green Pass për personat e shëruar nga Covid dhe e kanë marrë një doze vaksine. Të shëruarit e pavaksinuar, do të përfitojnë për 6 muaj nga kjo pasaportë e gjelbërt.
Top Channel