Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Endri Çekiçi dhuron spektakël në kampionatin turk, duke shënuar dy herë në portën e Trabzonspor, fillimisht me një gjysmë-roveshiatë dhe më pas me një depërtim fantastik, megjithatë Konyaspor nuk shkon dot përtej barazimit 2-2.
Futbollisti pogradecar e nisi ndeshjen si titullar, ashtu si dy shqiptarët e tjerë, Sokol Cikalleshi dhe Zymer Bytyqi, megjithatë Konyaspor e pa veten në disavantazh që në minutën e parë, pasi miqtë shënuan me anë të ish sulmuesit të Atalantës e Parmës, Andreas Cornelius.
Gjithsesi në minutën e 8’ mbrojtësi brazilian Vitor Hugo la Trabzonsporin me një lojtar më pak dhe gjithçka u bë më e lehtë për Konyaspor, teksa për të përmbysur rezultatin mendoi mesfushori Endri Çekiçi.
Në minutën e 20-ë, pas një zbritjeje të shpejtë nga krahu i djathtë, Gurler dërgoi një krosim të mirë në zonë, aty ku fantazisti kuqezi u koordinua në mënyrë perfekte me një gjysmë-roveshiatë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke rikthyer baraspeshën.
Në fillim të pjesës së dytë, Çekiçi mori një top mbi vijën e zonës dhe më pas me një driblim “alla Messi”, u vu i vetëm përballë portierit dhe shënoi golin e dytë për Konyasporin.
Fantazisti shqiptar pati një tjetër mundësi për të mbyllur ndeshjen në minutën e 74-t, por tentativa e tij për të dërguar sërish topin në rrjetë, u ndal nga portieri turk Ugurcan Cakir, i cili bëri një pritje mjaft të bukur.
Pavarësisht epërsisë numerike, Konyaspor nuk ia doli të ruajë avantazhin e fituar falë Çekiçit, pasi në të 76-ën mbrojtësi Hadziahmetovic shënoi në portën e tij, duke bërë që të rikthehej baraspesha.
Konyaspor krijoi edhe dy mundësi mjaft të mira shënimi deri në fund, por nuk ia doli të thyejë sërish gardianin e përfaqësueses turke, Ugurcan Cakir dhe u detyrua të kënaqej me vetëm një pikë në këtë sfidë.
Pas 6 javëve të para, klubi i Konyaspor numëron 14 pikë, njësoj si Besiktasi kryesues, teksa Endri Çekiçi me tre gola dhe Sokol Cikalleshi me dy gola e një asist, kanë qenë protagonistë të padiskutueshëm./SuperSport/
Top Channel