“Do të shkatërroj fytyrën e tij”/ Florian Marku nervozohet gjatë konferencës për shtyp, ngrihet në këmbë të rrahë boksierin ukrainas

23/09/2021 17:04

Boksieri shqiptar Florian Marku ka pasur një përplasje me kundërshtarin ukrainas gjatë konferencës për shtyp.

Ishte boksieri Maxim Prodan, i cili provokoi Markun duke thënë se ka bërë gabim që ka pranuar ndeshjen me të, që do të mbahet këtë të shtunë, në stadiumin “Tottenham Hotspur” të Londrës.

“E kam dëgjuar që ka thënë se Floriani ka bërë gabim që ka pranuar ndeshjen me mua. Do ta shohë se vijnë ndeshje të mëdha. Ky është momenti im. Unë do ta shkatërroj fytyrën e tij. Prodan thotë se flas shumë, por do ta shohë. Kam pritur për momente të tilla”, tha Marku.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe dua të them që nuk flas shumë si Floriani. Nuk flas shumë si Floriani. Do ta shohim të shtunën. Ky nuk ia ka idenë se çfarë është boksi, vjen nga një tjetër lloj sporti”, -u shpreh Prodan gjatë konferencës, duke e acaruar kështu boksierin shqiptar.

“Ai mendon se mund të më mundë mua. Kam pritur shumë për këtë fëmijë. Mund të ndeshemi këtu, ti copë m***. Ai është askush, hajde, të ndeshemi këtu. Do e shohësh të shtunën në mbrëmje”, tha Marku, i cili u ngrit ta godiste, por u ndal nga rojet e sigurisë.

Në kuadër të peshave të lehta, në kategorinë deri në 67 kilogramë, Marku do të përballet me Prodan në një përballje që do të jetë me 10 raunde.

FOTO GALERI
9/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA