26/11 13:51
Një 29-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane në Madonna di Campagnase pasi u kap me drogë në shtëpi.
Nga kontrolli në banesën e tij, policia vuri re një cigare hashashi dhe disa mbështjellës kokaine në tavolinë në dhomën e ndenjes në kuzhinë si dhe llastiqe.
Më shumë kokainë dhe mjete prerëse u gjet në dhomën e gjumit. Siç shihet nga pamjet, i riu shqiptar kishte fshehur një sasi kanabisi të paketuar brenda murit të dhomës së gjumit.
Në total u sekuestruan 636 gramë kokainë dhe 6.36 kg kanabis. Policia vuri në pranga 29-vjeçarin shqiptar nën akuzën e kultivimit dhe shpërndarjes së drogërave.
Top Channel