Një 18 vjeçare që solli në jetë fëmijën e saj teksa gjendej në qelinë e një burgu në Angli, u gjet e vdekur bashkë me foshnjen pasi mes te qarash, thirri plot 12 orë për ndihmë.
Adoleshentja shtatzënë ishte burgosur për të parën herë si e dyshuar për një grabitje, por nuk ishte dënuar për ndonjë vepër penale. Pavarësisht moshës dhe gjendjes së saj, vajza ishte lënë vetëm e pa mbikëqyrur në burgun privat Bronzefield pranë Ashford, thotë the Sun. Ministri i drejtësisë Dominic Raab e cilësoi këtë ngjarje si një skandal të vërtetë.
“Asgjë e tillë e tmerrshme dhe e papranueshme nuk duhet ti` ndodhë një gruaje dhe një fëmije”, u shpreh ai. Hetimi pritet të zbardhë rrethanat e vdekjes jo vetëm të nënës, por edhe të vajzës së saj të porsalindur.
E reja kishte shumë frikë se mos ia merrnin fëmijën dhe një ditë përpara tragjedisë, i kishte thënë një infermiereje se nëse kjo gjë ndodhte, ajo “do të vriste veten”. Vajza duhet të ishte kontrolluar rregullisht gjatë ditës dhe të paktën dy herë gjatë natës nga punonjësit shëndetësorë, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Top Channel