Pika e kalimit kufitar të Jarinjës mes Kosovës e Serbisë ne veriun me shumicë serbe vazhdon të mbetet e bllokuar nga grupe qytetarësh serbë, që protestojnë kundër vendimit të qeverisë së Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit me Beogradin për targat e makinave.

Nga e hëna, makinat me targa të Serbisë duhet të pajisen me targa të përkohshme me të hyrë në Kosovë. Fillimi i zbatimit të këtij vendimi është masë e ndërsjellë meqë njësoj veprohet me makinat nga Kosova që hyjnë në Serbi prej 10 vjetësh tashmë. “Prishtina po demonstron forcën e spo bën asgje tjeter”, tha një protestues serb.

“Policia të largohet, ata nuk kanë punë në veri”, u shpreh një tjetër. Megjithatë ka dhe nga ata që pranojnë t`i binden kërkesës së autoriteteve kosovare.

Nikola Trajkovic, serb i Kosovës: Ajo që ka për t`u bërë, do të bëhet. S`kemi c`bëjmë tjetër. Unë për vete erdha të marr targat. Nuk jam nga Serbia, jam nga Lipjani. Do marr targat do të vazhdoj rrugën. I japin për dy muaj dhe kushtojnë 5 euro, dhe unë vazhdoj punën time. Kaq është e gjitha.
Autoritetet në Beograd reaguan me zemërim ndaj kësaj situate që Aleksandar Vucic e cilesoi si “një nga ditët më të vështira për popullin serb në Kosovë”.

Por presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se vendimi për reciprocitet në çështjen e targave të automjeteve me Serbinë është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe se asnjë lloj kërcënimi nga Serbia “nuk e ndalon vendosmërinë tonë për të implementuar zbatimin e ligjit, në përputhje me detyrimet tona ndërkombëtare, për të mirën e të gjithë qytetarëve të Republikës, pa dallim etnie”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA