Mali i Zi po përballet me krizë qeveritare pas shugurimit të mitropolitit serb në Cetinje. Partia e Gjukanoviqit kërkon krijimin e një qeverie kalimtare dhe zgjedhje të reja. Ndarjet kurrë nuk kanë qenë më të thella.

Qeveria malazeze po përjeton krizën e tretë brenda vetëm dhjetë muajsh të qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq, dhe ajo është përsëri në udhëkryq që çon drejt ndryshimeve në kabinetin qeveritar ose në zgjedhje të reja. Forcat më të forta në pushtet, Fronti Demokratik (DF) dhe Demokratët, kërkuan ndryshime në qeveri dhe hyrjen e stafit të tyre në kabinetin aktual të ekspertëve. Me këto ndryshime, qeveria do të kishte 18 në vend të 12 ministrive, si dhe tre zëvendëskryeministra, në vend të një zëvendëskryeministri që tani ështëDritan Abazoviq,kryetar i partisë URA, sipas DW.

Partia e Abazoviqit ka akuzuar partnerët më të mëdhenj në qeveri se kanë zënë postet më të rëndësishme dhe shtoi se janë të mundshme edhe zgjedhjet e reja. Opozita, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit Milo Gjukanoviq pohon se kriza në vend nuk ka qenë kurrë më e thellë, kështu që kjo parti kërkon një qeveri kalimtare dhe zgjedhje të parakohshme.

Ndryshimet në qeveri

Montenegro Krise l Verletzungen eines Bürgers während der Proteste in Cetinje

Analistja politike Daliborka Uljareviq beson se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme dhe se të gjithë aktorët janë të vetëdijshëm për këtë. Por ajo mendon se edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar janë të mundshme. “Zgjedhjet aktualisht i përshtatenvetëm DF, ndërsa të tjerët, për arsye të ndryshme, do t’i shmangin ato. Nëse ndryshimet në qeveri bëhen me marrëveshje të shumicës qeverisëse, nuk do të ketë nevojë të ndryshohet kryeministri. Por nëse futet FD do të ndryshojë karakteri i qeverisë, jo vetëm sa i përket zhvillimeve të brendshme në vend, por edhe në pozicionin ndërkombëtar të Malit të Zi”, thotë Uljareviq për DW.

Fronti Demokratik proserb ka mbetur jashtë qeverisë në dhjetor të vitit të kaluar, edhe pse është përbërësi më i fortë i shumicës qeverisëse. Kjo parti pretendon se kjo ishte kërkesë e ambasadave perëndimore. Që atëherë, ata shpesh janë përplasur me Krivokapiqin dhe Demokratët, të cilët ishin në të njëjtat valë ne URA. Jashtë qeverisë kanë mbetur edhe Demokratët, por ata kanë qenë kundër ndryshimeve në qeveri që çojnë në ndryshimin edhe të kryeministrit.

Por ngjarjet e fundit kanë çuar në afrimin e Krivokapiqit me DF dhe Demokratët, ndërsa URA tani ka mbetur në anën tjetër të këti konflikti permanent për pushtet. Për t’i bërë gjërat edhe më të ndërlikuara, kryeministri Krivokapiq tha se “vetëm një qeveri e ekspertëve mund të udhëheqë me sukses një tranzicion demokratik”, që do të thotë se ai pohon se politikanët nuk duhet të hyjnë në kabinetin e tij. Por, në këtë lojë për pushtet mund të ketë edhe zhvillime të tjera.

Montenegro Krise l Joanikije und Porfirije, Kloster von Cetinje

Analisti Srgjan Periq beson se qeveria “i jep frymëmarrje artificiale” partisë DPS në opozitë me grindjet e saja të brendshme. “Kur futeni në qeveri pa marrëveshje dhe garanci të qarta, atëherë politika shndërrohet në një luftë për pre. Ndersa qytetari i zakonshëm nuk ka asgjë nga kjo luftë, përveç humbjes së shansit për ndryshime”, thotë Periq për DW.

Problemet në Kishë

Kriza qeveritarenë Mal të Zi ka shpërthyer pas ngjarjeve në Cetinje më 4 dhe 5 shtator, pas përplasjes së demonstruesve dhe policisë, për shkak të shugurimit të mitropolitit Joanikije, i cili në fund u detyrua të shkonte në manastir me helikopterr. Opozita, e udhëhequr nga Gjukanoviqi, protestoi kundër këtij veprimi të Kishës Ortodokse Serbe, me shpjegimin se ky manastir është një simbol i shtetësisë shekullore të Malit të Zi. Autoritetet e akuzuan Gjukanoviqin për “përpjekje për grusht shteti dhe terrorizëm”.

Por pas përfundimit të aksionit, ka pasur një konflikt të ashpër brenda qeverisë. Kryeministri Krivokapiq, partia FD dhe Demokratët e akuzuan kreun e sektorit të sigurisë, të kontrolluar nga URA, për pengimin e këtij procesi dhe “për grusht shteti të brendshëm”. Abazoviq u përgjigj se, nëse drejtuesit e Ministrisë së Brendshme dhe policisë zëvendësohen për shkak të kësaj, ai do të përmbysë qeverinë.

Thellimi i përçarjeve

Montenegro Krise l Premierminister Krivokapic mit einigen Ministern

Më shumë se 50 demonstrues dhe policë u plagosën gjatë përleshjeve në Cetinje. Opozita akuzoi qeverinë për përdorimin e tepruar të gazit lotsjellës dhe përdorimin e plumbave të gomës, të cilat policia i mohon. Në përgjithësi, situata në Malin e Zi u ndez përsëri në një kohë të shkurtër dhe ndarjet vetëm u thelluan.

“Askush nuk doli fitues nga kjo. Subjektet politike mund të masin vetëm kush ka humbur më shumë e kush më pak. Si qytetar, unë jam më i shqetësuar se kemi humbur shumë si shoqëri, sepse interesat e veçanta kanë mbizotëruar. “Përshtypja se shumica në pushtet ka më shumë frikë nga zemërimi i Kishës Ortodokse Serbe, sesa nëse ne do ta ruajmë paqen dhe harmoninë multietnike në shoqëri”, thotë Uljareviq.

“Ekziston një siklet i madh dhe gjëja e vetme që është mirë – është fakti se nuk pati viktima. Por shoqëria po përçahet  dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta parandaluar këtë përçarje me mjete paqësore, secili sipas mundësive të veta”, thotë Periq.

Në një atmosferë të tillë, mund të pritet që situata të përkeqësohet edhe më tej, sepse Malin e Zi së shpejti e pret regjistrimi i popullatës dhe zgjedhjet lokale. “Fantazma doli nga shishja dhe nuk do të jetë e lehtë ta ktheni atë. Të gjithë duhet të ndikojnë në uljen e tensioneve”, thotë Uljareviq. Ndërsa Periq mendon se zgjidhja më e mirë është dialogu, por për këtë nuk janë aktualisht të gatshëm as qeveria dhe as opozita.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA