Me gropa dhe çarje të rënda, kjo është gjendja në të cilën ka përfunduar rruga nacionale Ballsh-Fratar.

Në disa vende të caktuara mjetet janë te detyruara te presin pasi, për shkak te shkarjes apo dëmtimeve serioze, rruga është e kalueshme vetëm në një drejtim.
Drejtuesit e mjeteve që kalojnë shpesh ne këtë segment rrugor thonë se mirëmbajtja e tij është e domosdoshme pasi janë te detyruar te kalojën aty jo vetëm për pune por edhe për problemet shëndetësore.

Sipas tyre prej vitesh rruga është lënë në mëshirë të fatit, sidomos pas ndërtimit te autostradës Levan-Tepelenë. Ata shtojnë se rruga shkakton edhe kosto ne xhepat e drejtuesve te mjeteve.

E gjatë rreth 20 km, rruga është jetike për banorët e fshatrave te 4 njësive administrative që i lidh me qytetin e Ballshit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA