Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Presidencë për ceremoninë e betimit tek Presidenti Ilir Meta.

Ndryshe nga betimi “Rama 2”, kësaj here ministrat nuk kanë ecur në bulevard, por kanë mbërritur në presidencë me makina. Kryeministri Edi Rama hodhi firmën i pari mbi dekretin për të drejtuar qeverinë. Më pas 16 ministrat, 12 prej të cilëve gra.

Pas betimit në Presidencë, Edi Rama dhe ministrat ecën drejt Kryeministrisë për fotografinë zyrtare dhe më pas iu drejtuan sallës për mbledhjen e parë të qeverisë së re.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë së re morën votëbesimin në Kuvend me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.

Top Channel ka mësuar edhe vendimet e para që do të diskutohen në mbledhje.

REND DITE

PROJEKTLIGJE:

  1. Për bashkëqeverisjen.

KRYEMINISTRI

  1. Për statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”.

KRYEMINISTRI

  1. Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2020.

MINISTRI PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME

  1. Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

MINISTRI I BRENDSHËM

  1. Për ratifikimin e konventës, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së shtetit të Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat.

MINISTRI I FINANCAVE DHE EKONOMISË

PROJEKTVENDIME:

  1. Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Shtetërore për Media dhe Informim.

KRYEMINISTRI

  1. Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.830, datë 15.9.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Kodit Etik Ministror”.

KRYEMINISTRI

  1. Për disa shtesa në vendimin nr.187, datë 8.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve civilë/nëpunësve, zëvendësministrit dhe nëpunësve të kabineteve në disa institucione të administratës publike”, të ndryshuar”.

KRYEMINISTRI

  1. Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e zbatimit, mbikëqyrjes dhe kolaudimit për rehabilitimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romanos – Kënetë dhe sistemimin e rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit dhe caktimin e Bashkisë Durrës si njësi zbatuese.

ZËVENDËSKRYEMINISTRI DHE MINISTËR I SHTETIT PËR RINDËRTIMIN DHE PROGRAMIN E REFORMAVE

  1. Për miratimin, në parim, marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash).

MINISTRI I BRENDSHËM

11.Për miratimin, në parim, të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit.

MINISTRI I BRENDSHËM

  1. Për miratimin, në parim, të ndryshimit nr.14 të marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë dhe të qëndrueshme, të ratifikuar me ligjin nr. 174/2013.

MINISTRI I FINANCAVE DHE EKONOMISË

  1. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (huamarrësi), dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për financimin e projektit “Politika për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri”.

MINISTRI I FINANCAVE DHE EKONOMISË MINISTRI I INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË

  1. Për punësimin në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes së sportistëve, që përfaqësuan denjësisht kombin shqiptar me rezultatet e tyre në Lojërat Olimpike 2020.

MINISTRI I ARSIMIT DHE SPORTIT

MINISTRI I MBROJTJES

  1. Për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të znj. Elidiana Kasa.

MINISTRI I SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE

16.Për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatë Zvicerane, përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, e cila vepron përmes Ambasadës Zvicerane në Shqipëri mbi projektin “Shkollat për shëndetësi”, faza e parë, mars 2021 – shkurt 2025, një projekt dypalësh bashkëpunimi dhe zhvillimi”.

MINISTRI I SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE

MINISTRI I ARSIMIT DHE SPORTIT

FOTO GALERI
7/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA