Bashkëshorti vret gruan dhe veten/ Viktimat dërgohen në morg me arkivol (Pamjet)
18/09/2021 20:46
Hekuran dhe Fëllënxa Rrasa janë dërguar në morg me arkivol mbrëmjen e sotme.
Krimi i dyfishtë ndodhi pasditen e sotme në fshatin Babunjë të Divjakës, ku 58-vjeçari Hekuran Rrasa vrau me armë gjaku bashkëshorten dhe më pas veten.
Nuk dihet ende shkaku i konfliktit të tyre që ka degraduar deri në vrasje, ndërsa dyshimet e pata janë konflikti i shkaktuar nga problemet ekonomike.
Polici ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që sollën ngjarjen e rëndë këtë të shtunë.
Top Channel