Seanca e djeshme maratonë në Kuvend përveç debateve të forta nuk ka kaluar edhe pa të qeshura.
Shkak u bë fjalimi i deputetit të Lushnjës në grupin parlamentar të PD-së, Sajmir Korreshi i cili ka zgjedhur që kundërpërgjigjen për programin qeverisës ta thotë me gjuhën e popullit!
Deputeti kritikoi qeverinë, duke dhënë shembuj konkretë nga terreni, për të cilin tha se ata nuk e njohin, pasi nuk e shkelin bazën.
Fjalimi i tij shkaktoi shumë të qeshura te deputetë demokratë, përfshirë kryetarin Lulzim Basha.
“Shkoni te spitali i Lushnjes, ke frikë të mjekohesh të del miu nga këmbët dhe mos dish nga të vesh. Në çfarë botë jetoni ju? A e dini sa ka paguar një njeri për të kuruar, për të ndjekur me infermier në shtëpi. të gjithë kanë ndjekur regjimin shtëpiash se e u përhap po shkove në Tiranë, kthehesh me arkivol” . Kjo ka ndodhur. Kostoja për një të sëmurë ka qenë 3 milion lekë. Ju thoni do bëjmë shkolla të reja, por nuk kemi nxënës, por fëmijët kanë ikur. Ju ndërtoni nëpër ëndrra. Se këtu po bëhet nami, ne jemi eksportuesit e parë në botë? Çfarë eksportuesish jemi ne. Ju keni ndenjur gjithë jetën në Tiranë dhe nuk e keni idenë çfarë bëhet në terren. Thoni kemi bërë peshkim dhe do jetë tarifa zero, nafta pa akcizë. Por keni shembullin e Karavastasë. Para tetë vitesh sesa paguhej në tatime fitimi që jepte kjo kënetë. Kurse sot del me humbje. Tani ka dy gjëra o ju rruani lekët, ose peshku ka frikë nga ju dhe ia ka fut vrapit . ju thoni policia, me kë polici do ndiqni krimin ju? Me atë policin që mori lekët dhe iku me vrap, këtu duan të flasin me fjalë të mëdha dhe thoni po ndihmojnë fmiljet në nevojë me 37 mijë lekë të vjetra, asnjë thes me miell; Vetëm një bukë misri dhe një shishe kos do 60 mijë lekë në muaj, po dritat, po ujë, qeshni se asnjëri prej jush nuk i ka shkuar ndërmend se ka në këtë gjendje në shtëpitë shqiptare ku miu thyen kokën dhe nuk futet dot në dollap të bukës se nuk ka,” u shpreh deputeti Korreshi.
Top Channel