Rrëzohet kërkesa e PD për debat për çështjen e SHISH, demokratët protestojnë, bllokojnë foltoren
Kreu i PD-së, Sali Berisha dhe kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi janë përfshirë në një debat gjatë seancës së sotme plenare.
Berisha iu drejtua Peleshit duke iu referuar një deklarate të bërë prej tij disa ditë më parë, kur kishte pretenduar se ishte parashikuar zëvendësimi i tij. Kreu i PD-së tha se Peleshi atëherë i ishte përgjigjur: “Po bën intriga, Sali”.
Peleshi reagoi duke e kundërshtuar Berishën dhe i kërkoi të vijonte fjalën: “Më marrësh të keqen. Të thashë që kjo është procedurë… Gjithsesi, vazhdoni dhe mbarojeni fjalinë”.
Berisha: Kur para 5-6 ditësh deklarova që të kishin parashikuar për të zëvendësuar, u solle si tuaf. Më the: ‘Po bën intriga, Sali’.
Peleshi: Më marrësh të keqen. Të thashë që kjo është procedurë… Gjithsesi, vazhdoni dhe mbarojeni fjalinë.
Top Channel