Dhjetëra vetë janë shpëtuar nga skuadrat zjarrfikëse në Itali pasi mbetën të bllokuar në makinat e tyre të rrethuara nga uji në perimetrin e jashtëm të aeroportit ndërkombëtar të Malpensës në Milano, thotë Corriere della Sera.
Vërshimi i beftë e i dhunshëm i ujërave i zuri njerëzit në befasi. Specialistë të shumtë mbërritën në vendngjarje, ndërsa të paktën 20 persona u arrit të evakuoheshin me gomone për Rafting.
Probleme të mëdha u shënuan dhe në zonën e Doganës extra Schengen, e cila ishte mbyllur por u desh të hapej pjesërisht për pak kohë për shkak se pasagjerët e një fluturimi të porsa mbërritur, nuk kishin se ku shkonin. Tre avionë u detyruan të ktheheshin mbrapsht drejt aeroporteve të tjera.
Fluturimet u pezulluan për dy orë. Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë përmasat e përmbytjes. Për momentin nuk ka të dhëna për viktima apo të lënduar.
Top Channel