“Ti po ha bukë, vëllai yt po ha dhe!”, Pastori rrëfen në Open bisedën me kriminelin

15/09/2021 22:16

Pastori Paulin Vilajeti i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel është shprehur se personat që kthehen në kriminelë ndikohen shumë nga familja e tyre.

Ai tregon historinë e njërit prej tyre.

“Avokat unë jam pastor dhe predikoj fenë. Familja është një problem shumë i madhe në Shqipëri. Unë kam takuar vrasës, kam takuar njerëz që kanë bërë krime. Një burrë vret edhe sepse mbi të është ushtruar dhunë gjatë gjithë kohës. Kur kam folur me njërin, e kam pyetur, përse ke vrarë? Kam vrarë sepse nëna ime më thoshte, ti po han bukë, kurse vëllai yt po han dhe, çohu e vrite. Vrava që të shpëtoja nga dhuna e nënës time më tha ai”, është shprehur pastori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA