Demalia: Koha e Berishës ka mbaruar, po vuan atë që gatoi vetë për 30 vjet

15/09/2021 18:00

Analisti Ilir Demalia në një lidhje live në Top Talk komentoi situatën e tanishme në Partinë Demokratike, me përjashtimin e tij nga Lulzim Basha.

Ai tha se koha e tij ka mbaruar , ndërsa PD po lan gjynahet e veta.

Demalia: Kemi Berishën që është kthyer kundër Berishës , sepse mënyra si është krijuar PD duhet të fillojë analiza që nga dhjetori i 90’, ne nuk duhet të rrejmë më veten që PD dhe Berisha kanë rrëzuar komunizmin, apo që ai ndërtoi një parti demokratike.

Në kulturën tonë shoqërore, ne nuk kemi jetuar demokraci, edhe post komunizmi nuk është demokraci.

Gjendja e PD është ajo çfarë ka ndërtuar vetë këto vite. Berisha ka të drejtë, por Berisha nuk të drejtë se nuk e hapi gojën për tre mandate që humbi Basha , as për përjashtimin e Topallit, Patozit e me radhë.Nuk është një parti e themeluar në mendimin e lirë. PD sot nuk është më parti që ka fuqi, nuk ngjall shpresë, po lan gjynahet e veta

Top Channel