Video/ Cristiano Ronaldo hap serinë e golave me Man Utd; merr avantazhin në fund të P1 ndaj Newcastle

11/09/2021 17:22

Cristiano Ronaldo ka hapur sot në debutimin e tij në Premierligë, llogarinë e re të golave me skuadrën e Manchester United, duke shënuar në sekondat e fundit të pjesës parë në shtëpi kundër Newcastle.

Kapiteni  Portugalisë ka arritur të gjejë rrjetën me anë të një devijimi të topit kur portieri kundërshtar nga arriti të kontrollonte plotësisht gjuajtjen e Mason Greenwood.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, i cili u largua nga United për t’u bashkuar me Real Madrid në vitin 2009, u rikthye këtë muaj në klubin ku bëri emrin e tij global, nga italianët e Juventus.

Ronaldo ka thyer gjithashtu dhe rekordin e tij të 110 golave me kombëtaren e Portugalisë në kualifikueset e botërorit në fitoren e fundit ndaj Irlandës.

Tashmë me Ronaldo ne M. United janë bashkuar dhe nënshkrimet e reja të verës si Raphael Varane e Jadon Sancho, në një skuadër të mbushur me yje ku përfshihen gjithashtu Paul Pogba e portugezi Bruno Fernandes.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel