Ka startuar në 20:45 sfida mes Kombëtares shqiptare dhe San Marinos për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2020, që po luhet në ‘Elbasan Arena’.
Kuqezinjtë vijnë në këtë ndeshje me entuziazmin e fitores ndaj Hungarisë, një fitore me peshë që i jep mundësinë të jetë plotësisht në garë për vendin e dytë në Grupin I.
Në portë është rikthyer Thomas Strakosha, i cili ka marrë vendin e Berishës, ndërsa në mbrojtje surpriza është Enea Mihaj, i cili do të luajë në vendin e Ismajlit, në krah të Kumbullës e Gjimshitit.
Në mesfushë konfirmohen Bare e Laçi në vendin e Gjasulës e Abrashit, të cilët nuk janë të disponueshëm për këtë takim, teksa ka sërish vend nga minuta e parë për Nedim Bajramin, i cili debutoi me kuqezinjtë të dielën ndaj Hungarisë.
Në krah luajnë Hysaj në të djathtë dhe Trashi në të majtë, me këtë të fundit që ka lënë pas dëmtimin, ndërsa në sulm rikthehet titullar Rey Manaj, i cili do të ketë partner Myrto Uzunin.
Kjo e sotmja do të jetë sfida e 4 mes kombëtares shqiptare dhe San Marinos. Në 3 sfidat e para, 2 nga të cilat kanë qenë miqësore, ka fituar gjithnjë kombëtarja jonë me 8 gola të shënuar në total dhe asnjë të pësuar.
Shqipëri-San Marino gjykohet nga një klasë arbitrare zvicerane me gjyqtar kryesor Lukas Fändrich.
Top Channel