Kuqezinjtë të papërmbajtshëm, Broja e Uzuni ndëshkojnë San Marinon

08/09/2021 22:24

Kur kanë mbetur edhe pak minuta lojë Shqipëria udhëheq bindshëm në sfidën me San Marinon.

Pas golit të shënuar në pjesën e parë nga futbollisti Rei Manaj, katër gola të njëpasnjëshëm janë shënuar në minutat e pjesës së dytë.

Në minutën e 58 Qazim Laçi gjen rrugën e rrjetës, me një gjuajtje fantastike nga jashtë zonës, duke e dërgua topin në cepin e portës.

Në minutën e 61 realizoi edhe Armando Broja, me një predhë brenda zonës!

Ndërkaq, në minutën e 68 shënoni dhe kapiteni Hysaj!

Supriza ishte Myrto Uzuni, i cili shënoi në minutën e 80. Pas spektaklit të Brojës, talenti beratas e pati shumë të thjeshtë të realizonte me portën bosh!

FOTO GALERI
3/17

Top Channel