Renditja/ Vllaznia nis arratinë, Tirana e ndezur për misionin e mbijetesës. Si duket tabela pas tre ndeshjeve të para të javës së 31-të 12/04 21:35
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kombëtares shqiptar dhe San Marinos, me rezultatin 1 me 0.
Ishte futbollisti Rei Manaj ai që i ka dhuruar golin Shqipërisë në minutën e 32, në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin ‘Elbasan Arena’.
Kuqezinjtë vijnë në këtë ndeshje me entuziazmin e fitores ndaj Hungarisë, një fitore me peshë që i jep mundësinë të jetë plotësisht në garë për vendin e dytë në Grupin I.
Kjo e sotmja është sfida e 4 mes kombëtares shqiptare dhe San Marinos. Në 3 sfidat e para, 2 nga të cilat kanë qenë miqësore, ka fituar gjithnjë kombëtarja jonë me 8 gola të shënuar në total dhe asnjë të pësuar.
Top Channel