Një foshnje vetëm 3-javëshe ka ndërruar jetë në Kosovë, pas infektimit me Covid 19.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme dhe është konfirmuar nga drejtoresha e Neonatologjisë Dr. Hajrije Ismaili, raportojnë mediet kosovare.

Fëmija, i konfirmuar me Covid 19 ishte në gjendje të kritike. Ka pasur pneumoni të rëndë, vazhdimisht ka qenë në intubim si pasojë e infeksionit të rëndë në mushkëri”, deklaroi Ismaili.

Sipas informacioneve, e gjithë familja e viktimës kanë qenë të infektuar me Covid 19.
Mjekët në Kosovë kanë bërë thirrje për vaksinim të grave shtatzëna dhe lehona. Sipas gjinekologëve dhe infektologëve, vaksinat kundër Covid 19 nuk ndikojnë në shëndetin e shtatzënave dhe frytit të tyre dhe as nuk pengojnë procesin e gjidhënies.

Fatkeqësisht brenda një jave në Kosovë kanë vdekur katër gra shtatzëna. Një ditë më parë, humbi betejën me koronavirusin Liberta Selaci, një një make-up artiste e njohur nga Vushtria.
28-vjeçarja ishte shtatzënë dhe prej ditësh ndodhej në gjendje të rëndë.
Dje janë raportuar 21 humbje jete në Kosovë, duke e çuar në 2.605 numrin total të viktimave në vend

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA