Nis vettingu për Prokurorin e arrestuar Sali Hasa/ Refuzon të paraqitet në seancë. KPK: Deklarim i pasaktë i pasurisë!

01/09/2021 10:51

Ka nisur seanca e vettingut për Prokurorin e arrestuar Sali Hasa. Mirëpo në lidhje me rastin Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka thënë se subjekti i rivlerësimit është njoftuar dhe që ndodhet në burg është njoftuar, por nuk është paraqitur dhe për më tepër nuk ka caktuar as avokat.

Mësohet se hetimi për Prokurorin e arrestuar është kryer vetëm për pasurinë. Nga raporti ILDKPKI ka rezultuar se deklarimi nuk është i saktë, ka deklarim të rreme dhe mungesë burimesh.

Po ashtu është vënë re se Prokrurori Hasa është ka kryer ndërtim pa leje, në mungesë të plotë dokumentacioni për objektin karabina 130 m2.

Nga analiza ndërtimi në fjalë është vlerësuar 3 milionë lekë, ndërsa ka mungesë të theksuar për burimet financiare për këtë ndërtim prej 2 milionë lekësh.

Po ashtu ka mos përputhje deklarate pasurie për blerjen e tokës në vlerë 400 mije lekë.

“Vlerësimi i pasurisë ku konstatohet se deklarimi nuk është i saktë, nuk ka burime financiare, ka kryer deklarim të rremë. Është bërë objekt i deklarimit të pasurisë në vitin 2004. Një apartament në Kavajë të cilin e ka shitur, e ka deklaruar të shitur në shumën 1 mln e 500  mijë lekë në 1998. Mungesë dokumentacioni për ndërtimin e një karabinaje.

Nuk justifikon 900 mijë lekë. Ka deklaruar truall 500 m2, për 400 mijë lekë në 1998, që është materializuar në vitin 2001. Ka mospërputhje në deklarimet për shitjen e pasurisë karabina, duke deklaruar vetëm shitjen e sipërfaqen e pronës. Komisioni konstatoi mungesë leje ndërtimi dhe dokumentacioni.  Në analizën financiare ndërtimi në fjalë është vlerësuar në vlerën 3 mln e 600 mijë lekë, ndërsa subjekti e ka deklaruar në 2 mln lekë”, thuhet në raport.

Seanca e vettingut pa praninë e Prokurorit Sali Hasa

Probleme janë konstatuar edhe në deklarimet për blerjen e një apartamenti në Durrës. Sipas hetimit administrativ, kjo pasuri nuk është deklaruar që në fillim, ashtu sikurse nuk janë deklaruar edhe vlerat monetare që prokurori ka shpenzuar për blerjen e kësaj pasurie. Në kontratë vlera e apartamentit ishte 50 mijë dollarë amerikanë në vitin 2001, kjo kontratë nuk është deklaruar nga Prokurori në 2004, por në vitin 2006, ku ka pasur një vlerë tjetër.

Për këtë pasuri, prokurori ka bërë deklarime të pasakta dhe kontradiktore në lidhje me vlerën e blerjes, kohës kur është bërë blerja. Ka dyshime për veprime fiktive në kontratën e blerjes, pasi vlera e tregut në ato vite ka qenë më e lartë.

Top Channel