“Do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik”, e-Albania jashtë funksionit në fundjavë, qytetarët s’do të kenë akses
12/05/2026 13:56
Portali e-Albania nuk do të jetë funksional gjatë fundjavës, datë 15 maj deri në 18 maj.
Kjo për shkak se sipas portalit, do të punohet për përditësimin dhe optimizimi teknik të saj.
“Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës teknologjike dhe rritjes së performancës së shërbimeve publike online, portali e-Albania do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik.

Për këtë arsye, portali do të jetë përkohësisht jashtë funksionit në periudhën: 15 Maj, ora 22:00 – 18 Maj, ora 08:00
Gjatë kësaj kohe, aksesi në shërbimet elektronike nuk do të jetë i mundur. Ju falënderojmë për mirëkuptimin”, njofton e-Albania.
Top Channel