Rusia nuk humbet kohë, nis sulmet ajrore në Kiev menjëherë pas përfundimit të armëpushimit 3-ditor

12/05/2026 07:36

Sulmet ajrore ruse nisën menjëherë në orët e para të mëngjesit në Kiev, pasi skadoi armëpushim tre-ditor, njoftoi kreu i komandës ushtarake të kryeqytetit ukrainas, Timur Tkachenko.

“Dronë të armikut janë aktualisht mbi Kiev. Ju lutemi qëndroni në strehimore derisa të hiqet alarmi. Mund të ketë zhurmë”, tha Tkachenko, duke iu referuar një droni që u rrëzua në një ndërtesë apartamentesh në lagjen Obolonskyi.

Ky është alarmi i parë i tillë në kryeqytetin ukrainas që nga 8 maji. Pasi armëpushimi tre-ditor, i shpallur nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, filloi të shtunën.

Të dy vendet kanë akuzuar njëri-tjetrin për një sërë shkeljesh të armëpushimit ndërsa ai ishte në fuqi.

Kievi ka akuzuar ushtrinë ruse për sulme me dronë në pjesën lindore të vendit, dhe Moska ka akuzuar ushtrinë ukrainase për sulme në rajonin e Belgorodit.

Top Channel