Teuta tjetër trofe/ “Djemtë e detit” fitojnë edhe Superkupën

28/08/2021 21:21

Teuta duket se ia ka marrë dorën trofeve. Skuadra kampione e vendit fitoi Superkupën e Shqipërisë duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri futbollistik.

Në Elbasan Arena, skuadra e Edi martinit mundi Vllazninë 3-0 duke përsëritur në këtë mënyrë suksesin e vitit të kaluar

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0. Skuadrat zhvilluan një lojë të barabartë dhe secila prej tyre patën shanset e tyre për shënim por nuk mundën të konkretizonin mundësitë e krijuara për meritë të portierëve apo mbrojtësve që ditën të reagojnë dhe të largojnë rrezikun. Në fillimin e pjesës së dytë u zhbllokua edhe rezultati dhe ishte Teuta ajo që mori avantazhin pikërisht me Albano Aleksin që dërgoi në rrjetë një top të gjuyajtur nga jashtë zone duke bërë që ttifozët e skuadrës durrsake të shpërthejnë në festë.

Pas këtij goli Vllaznia kërkoi të reagojë, por Teuta gjeti edhe golin e dytë me grudën i aktivizuar në pjesën e dytë me futbollistin që diti të rrëmbejë një top kundërshtarëve të tij. Vllaznia nga ana e saj pati disa momente për të rihapur llogaritë, por nuk mundi të shënojë edhe për meritë të mbrojtjes durrsake e portierit Qirko që ditën të largojë rrezikun nga porta e saj.

Superkupa ishte edhe ndeshja e debutimit të sistemit VAR në futbollin shqiptar,me teknologjinë që ndërhyri në dy momente në ndërhyrjen e Qirkon ndaj haralicës dhe në anulimin e një goli të Vllaznisë për pozicion jashtë loje. La gjurmën e tij në këtë sfidë edhe Sebino Plaku që shënoi golin e tretë për Teutën duyke fiksuar kështu rezultatin 3-0 me Djemtë e Detit që ngritën në fund trofeun e parë për sezonin 2021/22.

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA