Komuna e Bujanovcit po përballet me një situatë të brishtë në aspektin politik dhe ekonomik thotë kryetari i komunës, Nagip Arifi.

Është një situatë e brishtë në aspektin politik, por edhe ekonomik. Politik kur them, është sepse Serbia në mënyrë perfide shfrytëzon metoda të ndryshme për t’i shlyer qytetarët nga gjendja civile, sidomos në hapësirën e Bujanocit. Në aspektin ekonomik kemi probleme sepse prapë Serbia nuk ka vullnet që atë vend ta zhvillojë”, shprehet ai.

Arifi ankohet për mungesë mbështetje nga qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë. politikanët shqiptarë po i vizitojnë vetëm sa për fotografi thotë ai

Në aspektin lokal, jemi duke i njoftuar të gjitha ambasadat e akredituara në Beograd për gjendjen që po mbretëron në komunën tonë dhe në Luginën e Preshevës. Kurse për institucionet e Kosovës dhe të Shqipërisë, shumë pak ose aspak, nuk na ndihmojnë në aspektin financiar, por edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik, përveç që vijnë disa delegacione të fotografohen, publikohen ato fotografi, por ndihmë konkrete nuk kemi”.

Sipas Arifit me rifillimin e dialogut Kosovë – Serbi pala kosovare duhet të bëjë trysni që të garantohen të drejtat e shqiptarëve në Serbi. Ndërsa flet për pandeminë kryetari i Bujanovcit thotë se përkundër vështirësive kanë arritur ta menaxhojnë mirë. deri tani janë kryer dy dozat e para të vaksinës anti Covid në rreth 70 përqind të qytetarëve, ndërsa ka filluar të administrohet edhe doza e tretë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA