Teksa po vizitonte 121 afganët e strehuar në Durrës, Edi Rama shpërndau dhurata për fëmijët. Një prej tyre refuzoi të merrte disa makina që mbante në dorë kryeministri.
“Jo, faleminderit”, i tha ai, ndërsa Rama e pyeti: “Përse? Je shumë i madh për këtë?” Ndërsa djali e pohoi, kryeministri kërkoi menjëherë diçka tjetër. Fillimisht i dha një lojë Leggo që sërish u duk sikur nuk e kënaqi, por Rama gjeti zgjidhjen tek një top futbolli që solli buzëqeshje në fytyrën e djalit afgan.
Paraditen e sotme, kryeministri Rama publikoi pamjet e para të mbërritjes së afganëve në vendin tonë duke u thënë “mirëserdhët në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”.
Megjithëse për ta sot është fillimi një jete të re, mendjen e kanë tek ata që lanë pas në atdheun e tyre nën kontrollin e talebanëve. Më parë, ambasadorja Yuri Kim e cila koordinoi ardhjen e këtyre qytetarëve afgan tha përmes Twitter tha se “Siç e kanë bërë gjithmonë, populli i Shqipërisë edhe njëherë tjetër ofroi strehim dhe mbrojtje atyre në nevojë të të madhe. Ne jemi krenarë t’ju quajmë miq dhe aleatë. Faleminderit”.
Top Channel