Ora 02:30 e kësaj të premteje prietet të gjej në Shqipëri 121 shtetas afgan të evakuar nga Kabuli. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu që është duke ndjekur këtë operacion mëson se 121 afganët kanë punuar për organizantën Shoqëria e Hapur pjesë e rrjetit të oganizatave ngritur nga George Soros.

Gjatë këtyre 20 viteve ata kanë kontribuar në ndërtimin e demokracisë në Afganistan dhe konsiderohen nga Talibanët si armiq të doktrinës së tyre ekstremiste islame. Me këtë avion vijnë edhe disa aktorë, punonjës së shoqërisë civile bashkë me familjet.

E si te tillë konsiderohen të rrezikuar. Pak kohë më parë vetë kryeministri Edi Rama deklaroi se ishin dy organizata që kishin kërkuar strehimin e njerëzve të tyre në Shqipëri.

Për të pritur 121 afganët shumica gra dhe fëmijë në Rinas ka mbërritur shefja e diplomacisë shqiptare Olta Xhaxhka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA