Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Ned Price u detyrua të njoftonte zmbrapsjen nga plani për t`i kërkuar çdo të evakuuari të paguajnë 2000 dollarë për fluturimin.
Politico shkruante se Këshilli i Sigurisë i DASH për operacionet përtej detit kishte nxjerrë një deklaratë në 14 gusht ku theksohej se “fluturimet e riatdhesimit nuk janë falas. Kostoja do të ishte 2000 dollarë për person apo më shumë.
Pasagjerëve do t`u kërkohet të nënshkruajnë një marrëveshje të huaje dhe derisa kredia të shlyhej, nuk do të kishin mundësi të rinovonin pasaportën amerikane. Njoftohet sakaq se ka pasur të shtëna në aeroportin e Kabulit ku turma të mëdha njerëzish vazhdojnë të mblidhen përpara mureve të larta të tij. Mijëra njerëz janë grumbulluar në aeroport duke kërkuar me ngulm të largohen nga kryeqyteti, pas rënies së tij në duart e talibanëve.
Organizata Ndërkombëtare Amnesty International tha se muajin e kaluar, militantët talibanë, kanë torturuar dhe “masakruar” brutalisht disa pjesëtarë të pakicës kryesisht shiite Hazara të Afganistanit. Komuniteti Hazara është grupi i tretë më i madh etnik i Afganistanit dhe është përballur gjatë me diskriminim dhe persekutimin ne këtë vend kryesisht sunit.
Sipas organizatës, këto njoftime janë një “tregues i tmerrshëm” që flasin qartë për sundimin e grupit militant sunit.
Top Channel