Në çadër që nga tërmeti/ Kurbin, familja me 6 anëtarë në Shullaz, në kushte të vështira
19/08/2021 15:14
Familja prej 6 anëtarësh e Tahir Muratit nga fshati Shullaz i Kurbinit jeton në çadër, në kushte ekstreme, që prej 26 nëntorit të 2019.
Kryefamiljarja Dëshira Murati thotë se situata është shumë e vështirë, ndërsa kërkon nga qeveria strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti e jo afganët.
Familja Gjoni nga Fushë-Miloti ka gjetur strehimin tek të afërmit e tyre. Kryefamiljari Viktor Gjoni i bën thirrje qeverisë që fillimisht të gjejë një zgjidhje për shqiptarët.
Situata vijon të jetë problematike me dhjetëra familje të prekura nga tërmeti.
Top Channel