Qepa e rekordeve “Guinnes” në Shkodër, fermerët e Postribës kultivojnë farën autoktone shqiptare
23/11 19:58
Festa e Birrës është evenimenti më i rëndësishëm për sezonin turistik në qytetin juglindor që shënoi edhe kulmin e verës.
Mijëra pushues janë bërë bashkë në këtë festë në Korçë. Me muzikën live, këngëtarë të ftuar, gatimet tradicionale dhe një shumëllojshmëri birrash, Korça është gjithë gjallëri këto ditë.
Shumë prej tyre do të qëndrojnë gjatë gjithë netëve të festës, por ka edhe nga ata që vizituan Korçën vetëm për natën e parë të evenimentit.
Festa e Birrës do të vazhdojë për 5 netë rresht, me shumë të ftuar, dhe do të kulmojë me natën finale të datës 22, atëherë kur do të performojë këngëtari serbo kroat Goran Bregovicc, prania e te cilit ka sjellë debate prej ditësh.
Top Channel