Fotoja virale nga Afganistani/ Modelja që burri mbulon me bojë qenka artistja shqiptare (Fotot)

18/08/2021 22:43

Fotoja e një burri që mbulon me bojë imazhet e modeleve jashtë një salloni bukurie në Afganistan ka bërë ‘xhiron’ e rrjetit këto ditë.

Pasi talebanët mësynë në kryeqytetin e vendit, Kabulin, qytetarët duhet t’i nënshtroheshin “ligjeve të islamit”, që përfshijnë mbulimin e imazheve të vajzave e grave.

Për të respektuar këto rregulla të reja, burri që shihet në foto përdor bojë të bardhë mbi modelet që mbajnë veshur fustane nusërie.

Por, deri më tani nuk e kishim kuptuar se në foto është pikërisht artistja shqiptare, Beatrix Ramosaj. Lajmin e kë konfirmuar vetë modelja e këngëtarja, pasi ka ndarë artikullin  e “The Independent”, ku në foto duket pikërisht ajo.

Ky sallon bukurie është ndër më të vlerësuar në vend, ‘për rregullimin e nuseve’.

Një ditë më parë, në konferencën për mediet, i pyetur në lidhje me të drejtat e grave, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se “ne do t’i lejojmë gratë të punojnë dhe studiojnë brenda kornizave. Do të jenë shumë aktive brenda shoqërisë sonë, brenda ligjit islamik.

Por sot, një vajzë raportohet të jetë vrarë, pasi kishte dalë ‘pa mbuluar’ në publik. Një gazetare afgane u urdhërua të shkojë në shtëpi e të mos të dalë më në media, ndërkohë që në rrugë shikohen gjithnjë e më pak gra.

 

FOTO GALERI
12/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA