Elbasan/ Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ dhe përfundojnë të shkatërruara në anë të rrugës (pamjet)

15/08/2021 15:50

Një aksident ka ndodhur në rrugën Ebasan-Peqin në fshatin Paper.

Mësohet se dy makina janë përplasur keq me njëra tjetrën dhe si pasojë janë përplasur dy persona, të cilët tashmë po marrin ndihmë mjekësore në spital.

“Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Vidhas, Elbasan, mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin B.P., 42 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin R.U., 46 vjeç, banues në Elbasan. Si pasojë e aksidentit janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel