Për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash kryesisht mesatare, më të theksuara në relievet malore në veri të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 12 m/s shoqëruar me valëzim në det të forcës 1-3 ballë.

Top Channel