St Pauli triumfon 3-2 në derbi me Hamburgun në javën e tretë të Bundesligës 2 dhe merr kryesimin me 7 pikë, një më shumë se Karlsruhe dhe Regensburgu, që zbresin në fushë këtë të shtunë për ndeshjet respektive.

Në “Millerntor-Stadion” të Hamburgut u zhvillua një përballje e fortë, e cila u zhbllokua në minutën e 27-të nga Finn Ole Becker, i shërbyer nga Burgstaller, megjithatë rezultati barazua në fund të pjesës së parë nga Kittel.

St Pauli e nisi vrullshëm fraksionin e dytë, duke realizuar dy herë brenda 3 minutave lojë (56’ dhe 59’) me të njëjtin autor, Makienok, që e çoi rezultatin në 3-1.

Sfida u rihap në të 77-tën nga Glatzel, që shfrytëzoi pasimin e Schonlau, duke e ndezur edhe më shumë takimin në minutat e mbetura, por shifrat nuk ndryshuan edhe pas 7 minuta shtesë, me St Paulin që doli triumfues përballë një Hamburgu që po luan sezonin e katërt në Bundesligën 2.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA